Qeveria spanjolle bëri thirrje për kujdes dhe nënvizoi se kufizimet do të mbeten në fuqi, pas imazheve festive në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme, pa maska dhe distancim social.

“Fundi i regjimit të emergjencës nuk do të thotë fundi i kufizimeve. Përkundrazi. Kërcënimi i virusit ekziston ende. Autoritetet duhet të vazhdojnë të veprojnë dhe qytetarët duhet të sillen me përgjegjësi”, nënvozoi ministri i Drejtësisë Juan Carlos Campo , në një artikull të botuar nga e përditshmja “El Pais”.

Pas disa muajve shtetrrethim dhe mbylljes së rajoneve të vendit që nuk ishin të mundura as hyrjet dhe daljet në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore të vendosur në fund të tetorit, spanjollët gjetën të dielën në orën 00:00 një farë lirie.

Në faqen e parë të të përditshmeve spanjolle të hënën, imazhet e qindra personave që kërcejnë dhe vallëzojnë në rrugët e Madridit, Barcelonë apo qytete të tjera spanjolle, pa maska dhe pa distancën e nevojshme, tronditën dhe shkaktuan shumë reagime, veçanërisht brenda klasës politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb