Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar në një emision të një televizioni në Rumani. Në pamjet e bëra virale në rrjete sociale, shihet një grua tërësisht e zhveshur teksa vrapon në mes të studios dhe tenton të godasë me tullë drejtuesen e emisionit, Mirela Vaida.

Në video, shihet se si regjisori reagoi menjëherë dhe u përpoq të ndalonte gruan, por gjithsesi ajo arriti të gjuante tullën drejt prezantueses bukuroshe. Fatmirësisht, tulla nuk e goditi prezantuesen.

Arsyeja e këtij akti nuk dihet ende, por mediat rumune shkruajnë se gruaja hyri në skenë nga një derë emergjence, e pakontrolluar nga roje apo kamera.

Përdoruesit dhe ndjekësit e emisionit janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje dhe e kanë shprehur habinë e tyre përmes postimeve në rrjete sociale.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb