Këto pamje të pazakonta vijnë nga shtëpitë e përmbytura në Shkodër. Dhjetëra peshq kanë mbushur oborret e banorëve të përmbytur. Këto pamje që shihni janë në zonën e Zukth Kashta, lagje brenda qytetit të Shkodrës ku një sasi jo e vogël peshku gjendet në oborret e thuajse të gjithë banorëve atje. Madje peshku ditë më parë kur niveli i ujit ishte më i lartë ka qenë edhe brenda banesave.

Dukate Boka është 70 vjeçarja e cila tregon se përveç peshkut që ka hyrë në oborr, ajo jeton mes vështirësive e vetme pasi fëmijët e saj janë jashtë Shqipërisë dhe e kanë patur të pamundur të vijnë për shkak të pandemisë COVID-19.

E moshuara kërkon që shteti t’i dëmshpërblejë pasi uji të tërhiqet plotësisht.

Për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike ditët e fundit ka pasur një ulje të nivelit të ujit por banorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar deri në momentin që uji do të tërhiqet plotësisht nga oborret apo shtëpitë e tyre ndërsa do t’u duhet që të pastrojnë banesat dhe oborret nga peshku.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: