Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Joe Biden nënshkroi në Uashington një dekret, sipas të cilit të gjitha rezervat valutore afgane të depozituara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokohen dhe transferohen në Bankën Qendrore në Nju-Jork.

Joe Biden

Shtatë miliardë dollarët e konfiskuar  nga Banka Qendrore afgane, të cilat ruhen në Shtetet e Bashkuara, do të përdoren për dy qëllime. Gjysma e parave do të shkojë në ndihmë të afganëve në nevojë, ndërsa gjysma tjetër do të përdoret për familjet e viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Sipas vëzhguesve konfiskimi i pasurive të një shteti tjetër është një veprim tejet i pazakontë.

Taliban control at checkpoints in Kabul

Pas marrjes së pushtetit nga islamistët në gusht 2021, kriza humanitare në Afganistan është përkeqësuar në mënyrë drastike. Sipas OKB-së miliona vetë janë në rrezik nga uria. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë bërë thirrje për para për ndihma humanitare për shkak të rrezikut të urisë. SHBA do të vërë rreth 3,5 miliardë nga shuma e konfiskuar në dispozicion të këtyre ndihmave.

Dëmshpërblime për viktimat e terroristëve

Kurse pjesa tjetër e parave nga fondet e ngrira të Bankës Qendrore afgane do të mbahen në SHBA dhe do të rezervohen për “viktimat amerikane të terrorizmit” që kërkojnë dëmshpërblim në gjykatë.

USA | New York | 20. Gedenken an die Terroranschläge 9/11

“Shumë viktima amerikane të terrorizmit, përfshirë edhe anëtarët e familjeve të viktimave që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, kanë ngritur në gjykatat e SHBA-së padi kundër talibanëve dhe kërkojnë dëmshpëblime që do të paguhen prej fondeve të ngrira të Bankës Qendrore afgane.

9 miliardë dollarë jashtë Afganistanit

Paratë e Bankës Qendrore afgane të depozituara në SHBA u ngrinë pas fitores së talibanëve. Një zyrtar i qeverisë amerikane tha se kur talibanët morën pushtetin jashtë vendit gjendeshin rreth 9 miliardë dollarë nga rezervat valutore afgane. Shtatë miliardë dollarë ishin në SHBA, pjesa tjetër e shpërndarë në Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicër dhe vende të tjera./DW

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: