Ish-kandidati i AAK-së për asamblenë komunale në Deçan, Musa Lekaj, ka bërë me dije se është thirrur që të intervistohet në Hagë, për ngjarjet e luftës në Kosovë.

E pazakonta në rastin e Lekaj është se ai ka qenë vetëm 6 muajsh në vitin 1998.

Lajmin e ka bërë publik vetë ish-kandidati i AAK përmes një postimi në rrjete sociale, ku shpreh çudinë në lidhje me këtë vendim të pazakontë të gjykatës.

“Çuditërisht dje kam marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë që të intervistohem më datën 18.01.2022, ani pse në kohën kur filloi lufta, në muajin Mars 1998 unë kam qenë vetëm 6 muajsh!!”, shkruan Lekaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb