Një person i dehur, i raportuar i zhdukur nga familjarët, i është bashkuar kërkimit policor për zhdukjen, pa kuptuar se ishte ai personi që po kërkohej.

Kjo ngjarje ndodhi në Inegol të Turqisë. Sipas mediave, 50-vjeçari Beyhan Mutlu e kuptoi se ai ishte i zhdukuri vetëm kur dikush thërriti emrin e tij.

Mutlu ishte në një klub me miqtë kur papritmas u zhduk duke shkuar drejt pyllit. Duke parë që ai nuk po kthehej, njerëzit që ishin me të lajmëruan autoritetet, të cilët organizuan një ekip kërkimi, të cilit iu bashkuan edhe disa vullnetarë.

Sipas Daily Mail, 50-vjeçari hasi grupin e kërkimit, ndërsa ishte duke u endur në pyll. Ai iu bashkua shpëtimtarëve dhe vullnetarëve, duke kërkuar pa dashje veten e tij për orë të tëra. Derisa njëri nga të pranishmit bërtiti emrin e tij dhe ai u përgjigj: “Unë jam këtu”. Pas sqarimit të situatës, policia e çoi në shtëpi.

Është e paqartë pse askush nuk e vuri re më parë se personi i zhdukur ishte aty me ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: