Një ngjarje aspak normale ka ndodhur në Konferencën e Partisë Konservatore në pushtet, në Britaninë e Madhe.

Disa anëtarë të Partisë Konservatore nuk mund të mbanin zemërimin e tyre sot, teksa fjetën gjatë fjalimeve të konferencës, që u mbajt në Manchester.

Edhe temat më të nxehta, siç është marrëveshja për tërheqjen e Brexit dhe programi i Parlamentit, nuk mundën dot t’i mbanin zgjuar të pranishmit. Në një, foto një burrë ishte gati i shtrirë në karrigen e tij dhe në mënyrë dramatike mbajti sytë e tij të mbyllur, thuajse gjatë gjithë konferencës.

Folësit në konferencë përfshinin zyrtarë të lartë si Michael Gove, sekretari i jashtëm, Dominic Raab dhe sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock. Të gjithë folën rreth çështjeve për Brexit.

Britania e Madhe është përfshirë nga debate dhe mosmarrëveshje të shumta rreth Brexit, aq sa njerëzit duket se janë mërzitur shumë, saqë nuk duan t’ia dinë fare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb