Nuk është sekret që Pep Guardiola pëlqen shumë golfin dhe sa herë gjen kohë e ushtron atë. Pep nuk është i vetmi adhurues i golfit në mjedisin e tij dhe ai ka arsyet e tij për ta vlerësuar shumë këtë sport.

“Unë e dua golfin sepse nuk ka arbitra! Dhe është sporti më i drejtë nga të gjithë, të gjithë fillojnë dhe mbarojnë në të njëjtin pozicion. Sa më pak goditje të bëni, aq më shumë fitoni.

Nuk ka justifikime, nëse je më i miri, fiton. Dhe nuk ka njerëz të tjerë, në fushë apo jashtë. Kjo është e bukur, është perfekte. Sepse në sport nuk ka fat” – shprehet Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb