TIRANE-E përditshmja e deputetit Koço Kokëdhima, ‘Shekulli” na jep e para emrin konkret me të cilin socialistët do të garojnë për Bashkinë e Tiranës. Siç duket nga fotoja e faqes së parë të gazetës Shekulli, Blendi Klosi është vendosur përballë kandidatit ende me pikëpyetje të PD, Jamarbër Malltezit. Nuk e dimë sesa të sigurt e ka informacionin nga PD e përditshmja e Kokëdhimës, por për atë të PS mund të konsiderohet një informacion i sigurt. Deputeti Kokëdhima duket se ka marrë sinjalin e parë nga Edi Rama për kandidatin e Tiranës.

Dje pasdite, 19 Mars, dega e PS për Tiranën, e cila kryesohet nga Saimir Tahiri, zhvilloi një takim me kryetarin e PS dhe kryeministrin Edi Rama pikërisht për të nisur përgatitjet për zgjedhjet e 21 qershorit. Veç kërkesave të shumta për punë, në mbledhje u hodhën edhe disa emra si kandidatë të mundshëm për PS në garën për Tiranën. Emrat e propozuar nga baza ishin Pandeli Majko, Blendi Klosi, Lindita Nikolla dhe Albana Dhimitri.

Edi Rama personalisht nuk komentoi asnjë nga kandidatët.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: