Kreu i PD-së, Sali Berisha dha sot arsyet se përse sipas tij kryeministri Edi Rama është pas sulmit ndaj tij më 6 dhjetor.

Berisha u ndal dhe te hedhja në erë e ‘Prestige Resort’ në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Atyre nuk besojnë këtë ju rikujtoj se po për këtë motiv, Edi Rama festoi samitin e liderëve të BE me një akt antiligjor, atë të hedhjes në erë të resortit Prestige, të Irfan Hysenbelliut, të konstatuar armik prej tij.

Një akt të tillë në prag të samitit nuk e bënte kurrë një njeri që kontrollon urrejtjen, por e bën një njeri që nuk përmbahet ndaj urrejtjes ndaj armikut. Pse nuk priti një javë pas samitit hedhjen në erë të Prestige? Le të vijmë dhe një herë te akti. Pse Rama si kryeministër në vend të sigurimit atë ditë të samitit por dhe të protestës?!”, tha Berisha.

Ai tha se shembja e Prestige Resort ishte sulm ndaj fjalës së lirë. “Në qoftë se ti ndërmerr një hap kundër fjalës së lirë, këtë e ke kundër çdo qytetari shqiptar dhe dinjitetit të tij. Fjala e lirë është kushti më themelor i dinjitetit njerëzor dhe i lirisë së një njeriu. Në qoftë se ti prish një resort, i cili me dokumente rezulton se ka qenë me leje, por pa leje janë dhjetëra pallate që po ndërtohen, atëherë ti mund të bëjë një zgjidhje, atëherë e ke sulm ndaj fjalës së lirë, ose ta asgjësojë atë media”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb