Premier League është magjepsur nga Victor Osimhen. Janë disa skuadra që po ndjekin yllin e Nigerisë, me Newcastle që është I gatshëm të paguajë deri në 100 milionë euro.

Napoli, në këtë mënyrë, do të përfitojë shumën rekord për klubin nga shitja e xhevahirit, çka do t;I lejonte futjen në merkato për të gjetur së pari zëvendësuesin e nigerianit.

Sipas BBC, të kaltrit i kanë vënë sytë Armando Brojës, sulmuesit 21-vjeçar shqiptar të Southampton-it në pronësi të Chelsea. Bomberi kuqezi ka karakteristika të njëjta me Osimhen dhe Napoli pritet ta kthejë ndër sulmuesit më të mirë në Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb