SHBA

Bebe Rexha ndau një video emocionuese ku rrëfeu luftën e saj me imazhin e trupit gjatë Krishtlindjeve, duke pranuar se nuk ndihet rehat në lëkurën e saj.

“Pra janë festat dhe e di që të gjithë supozohet të jemi të gëzuar dhe të kënaqur… Mendoj se jam më e rëndë se ç’kam qenë ndonjëherë. Unë u peshova vetëm tani dhe nuk ndihem rehat të tregoj peshën sepse ndihem në siklet”, -tha këngëtarja shqiptare, e cila më pas e përlotur vazhdoi: “Thjesht ndihem e neveritshme, e dini, me trupin tim”.

Bebe Rexha shpjegoi se nuk ka dashur të postojë shumë në Instagram ose TikTok, sepse është ndjerë shumë e mërzitur për peshën e saj.

“Unë nuk ndihem mirë në lëkurën time, dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj, dhe kjo është me të vërtetë arsyeja që nuk kam postuar në vitin e fundit aq shumë sa dikur”, tha ajo.

Rexha pranoi gjithashtu se beteja e saj me imazhin e trupit vjen si pasojë e lëndimit dhe konfuzionit se si mund ta ndihmojë veten, duke pranuar se ajo gjithashtu lufton me dashurinë ndaj vetes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: