ITALI- Kur kanë kaluar disa orë nga momenti i mbërritjes së trupave të shpëtimit në hotel “Rigopiano”, në zonën turistike të Gran Sassos në Itali, të cilin e përpiu tërësisht një ortek bore mbrëmjen e djeshme, raportohet se janë nxjerrë 3 trupa të pajetë.
3C4771A500000578-4134306-image-a-63_1484823230673
Me sa duket edhe në foto nga hoteli nuk ka mbetur ndonje gjë e madhe. Atë e ka fundosur bora, dhe siç thonë dëshmitarët kanë mbetur vetëm gërmadha të tij të fundosura në borë.

Mes 30 personave që ndodheshin në hotel në momentin që e goditi orteku i borës kishte edhe fëmijë.
C_2_articolo_3052047_upiImagepp (1)
Forcat e emergjencës kanë thënë se goditja ka qënë aq e fuqishme sa e ka zhvendosur të gjithë hotelin nga vendi, duke e shembur të gjithin.

Një mik i njërit prej personave që dyshohet se ka mbetur brenda hotelit, thotë se të gjithë pushuesit ishin bërë gati të iknin për shkak të tërmeteve dhe borës që nuk pushonte.

“Të gjithë të tjerët kishin bërë pagesën dhe ndodheshin në hollin e hotelit gati për tu nisur. Prisnin vetëm borëpastruesen që të hapte rrugën”,- tregon një i mbijetuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: