NJë aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Zvezdë të Maliqit, me pasojë plagosjen rëndë të një gruaje.

Policia raporton se është përplasur nga një mjet tip “Benz” shtetasja R. Xh., rreth 40 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2020, ora 08:10, në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. H., banues në Elbasan, ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, (këmbësore në rrugë) e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit shtetasi I. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: