Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në Lezhë.

Sipas policisë, një makinë ka përplasur motoçikletën, duke dëmtuar rëndë drejtuesin e saj, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Lezhë /Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb