Një e moshuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit pasi është aksidentuar nga një makinë.

Sipas burimeve të gazetarit Fatmir Popja, mësohet se shtetasin K. P., 27 vjeç,  në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur “Orti”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën.

Ndërkohë në pranga ka rënë shoferi, ndërsa materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: