LUSHNJE – Një 12-vjeçare është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Lushnje, pasi është përplasur nga treni i linjës Vlorë-Durrës.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vogëlushja me iniciale K.A. ishte duke shkuar në shkollë, kur është përplasur nga treni, teksa ecte mbi shina.
12-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e vajzës është e rëndë dhe ajo po mbahet nën kontroll në reanimacion.
Pavarësisht pranisë së një rrugë poshtë trasesë së shinave të trenit, banorët dhe nxënësit preferojnë të kalojnë mbi shinat e trenit, si një rrugë më e shkurtër për të shkuar në destinacion, duke rrezikuar seriozisht jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: