Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçe aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja. E persekutuar nga regjimi komunist, Lubonjaështë ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe do të përcillet për në banesën e fundit gjatë ditës së sotme.

Ish-e përndjekur politike, shumë vite të jetës së saj, ajo i kaloi në godinat e konvikteve në Qytetin Studenti, e vetmuar dhe në gjendje të vështirë ekonomike, teksa deri në fund mbeti rebele dhe antikonformiste.

“Të nderuar miq, me hidhërim të thellë ju njoftojmë se njeriu ynë i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot në mëngjes! Varrimi bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e Tufinës!
Faleminderit të gjithëve atyre që duan të ndajnë dhimbjen me ne! Nisja bëhet në orën 15:00 drejt varrezave të Tufinës, nga shtëpia në rrugën Fortuzi! Me respekt nga familja”, njofton familja Lubonja.

Ish-e përndjekur politike Lubonja i përcillte qëndrimet e saj pa rezerva, si kundër dhe kryeministrit. Postimi i saj i fundit shprehte dhimbjen dhe situatën ku ndodhej.
“Në xhamin e një lokali…një lajmërim “këtu, ushqehesh falas”! kryeministri ynë faqe zi, ndjehet i revoltuar me BE, që nuk e bën pjesëtare! Unë punuar 40 vjet dhe nuk kam mundësi as të ushqehem, as të kurohem! Enigma shqiptare!!!”, shkruante ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb