Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka sjellë në vëmendjen e publikut historinë e një familjeje në Lushnje. Një nënë e përvuajtur ka mbetur në mes të mjerimit. Babai i fëmijëve Esmeraldës 15 vjeç, Marias, 13 vjeç dhe Reshatit, 8 vjeç i ka braktisur katër vite më parë. Duke i lënë në kushte shumë të vështira. Zarja ka jetuar me fëmijët në një banesë me qira në Lushnjë, por tërmeti ishte dhe goditja e fundit për ta.

“Jam Maria Buba, jam në klasë të 8, jetoj në këtë shtëpi që është lagështirë. Jetoj me mamin me motrën me vëllain. Jemi pa ujë pa drita, detyrat i bëj ditën, natën nuk shikoj gjë, librat i marr të përdorura. Ndihem shumë keq. Doja të ishte dhe babi, por ja që nuk është, kam dashur të ishim një familje, ai nuk e hap telefonin”.
“Na thonë jeni jetime, ne nuk vishemi sot, na paragjykojnë, të më pranojnë kështu siç jam”, thotë vajza tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk kemi shumë mundësi sit ë tjerët, shtëpia na është prishur nga tërmeti, na ka braktisur para disa viteve, në telefon më tha nuk vij, nuk kemi komunikuar më me të, nuk kemi asnjë kontakt më të, jemi lënduar nuk e prisja që ta thoshte këtë”.

“Në këtë jetë dua të sistemoj fëmijët, nuk ka gjë më të keqe, burri më ka braktisur, kam qëndruar edhe në rrugë në një soletë, nuk kisha rrugë tjetër, i mora fëmijët erdha këtu, kur ra tërmeti u hapën muret, kam marrë lekë borxh që mos të mungojë buka tek fëmijët. Kam ngelur pa ngrënë bukë, nuk punoj dot i kam syzet minus 17, mezi eci në rrugë nuk punoj dot në asnjë punë. Në shkollë vajza erdhi dhe më tha më kanë sharë se nuk kemi rroba të reja, më keq nuk ka ku të shkojë, jam e thyer, edhe vajza ndihet keq, më pyet kur do na plotësohen kushtet. Dua të rregulloj fëmijët e mi. Dua që fëmijët të shikojnë pak dritë në jetë”, shprehet Zarja.

https://www.youtube.com/watch?v=iWUjHbUIJ3Q

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb