Vjedhja e 116 milionë kunave te Dinamo Zagreb, rreth 16 mln euro, i ka kushtuar shtrenjtë ish-presidentit të këtij klubi Zdravko Mamiç. Ai së bashku me vëllain e tij, Zoran Mamiç, drejtorin sportiv, Damir Vrbanoviç dhe zyrtarin e autoritetit fiskal të Kroacisë, Milan Pernar, janë shpallur fajtor ditën e sotme.

Personat e lartpërmendur të cilët i kanë kushtuar shtetit edhe një dëm prej 1.6 mln eurosh janë dënuar të gjithë me burg. Dënimin më të rëndë e mori ish-presidenti, si ‘dirigjenti’ i këtij krimi, me 6 vite e gjysmë burg.

Milan Pernar dhe Zoran Mamiç rezultuan të pafajshëm nga akuza e parë, por ata e pësuan pasi ishin fajtorë për rolin e uljes së detyrimeve fiskale të Mamiçit, apo për marrje e dhënie ryshfeti.

Një pjesë e këtyre parave janë vjedhur nga transferimet e disa lojtarëve si Dejan Lovren dhe Luka Modric, me këtë të fundit që dëshmoi para pak kohësh në gjykatë.

Për këto akuza, Pernar është dënuar me 4 vite e dy muaj, Zoran për 4 vite e 11 muaj, ndërsa Vrbanoviç me 3 vite burgim. Në momentin e shpalljes së vendimit asnjë nga të dënuarit nuk ishin në gjykatë, me Zdravko Mamiç i cili ditën e djeshme njoftoi se ishte në Bosnje-Hercegovinë, por që nuk do t’u shmangej autoriteteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb