SPANJË

Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Valencia. Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u gjet i plagosur dhe i braktisur të mërkurën në mbrëmje para dyerve të spitalit “La Fe”, raporton “BalkanWeb”.


Nga të dhënat e para, bëhet me dije se i riu është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ka marrë plagë të rëndë në bark dhe në pjesën e shpatullës.


Capture
Capture

Policia ka nisur punën për të zbardhur personat që  braktisën të riun para dyerve të spitalit. Edhe pse stafi mjekësor i dha menjëherë ndihmën e parë, 23-vjeçari me kombësi shqiptare nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: