Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurtit shokoi opinionin publik mbrëmjen e 19 tetorit në zonën e Laprakës. Një tragjedi e rëndë për familjen, e cila hodhi hije dyshimi mbi raportimin e vdekjes dhe arsyet.

Fatmirja, nëna e tij pohoi për stafin e emisionit “Me zemër të hapur” se ndihet e shkatërruar jo vetëm se humbi të birin, porse opinioni publik po ia vret të birin për herë të dytë, pasi u përfol se Leari ishte i birësuar nga Fatmirja dhe jo fëmija biologjik. Ajo thotë se është fryt i dashurisë së saj dhe ish-bashkëshortit që i ka ndërruar jetë, ndërsa marrëdhënia me Learin ka qenë përtej mbinjerëzores.

Ajo tregoi se të vetmet debate që kishin ishte besimi fetar, pasi Leari besonte në fenë islame dhe shpesh shkonte në xhami, ndërsa unë besoja në Krishtin, thotë nëna e tij. “Kjo botë nuk është ajo që jetojmë”, ishin shpesh fjalët e djalit tim që e donin të gjithë.

Fatmira shprehet mes lotësh se drejtësinë e djalit do ta ndjekë deri në fund, pasi vetëm ajo ia di vuajtjet dhe askush tjetër. Leari rrëfen ajo, është rritur mes dashurisë dhe përkëdheljeve të prindërve, edhe pse ai mbeti shumë i vogël jetim nga babai, Fatmira e rriti dhe u përkujdes për të, duke bërë rolin e nënës dhe babait. Po si ka qenë fëmijëria e tij, marrëdhënia me babain, si dhe dashuria e motrave për të.

Motra nga babai, Silvi ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ku ka deklaruar se e ka marrë vesh vdekjen e Learit nga shokët e tij. Ajo tha se Leari kishte ëndrra dhe ai për pak kohë do të vinte në Francë pasi kishte gjetur një punë. “Në dijeninë time si motër unë them që kam folur shpesh në kamera me vëllain madje edhe nga tre orë dhe unë kurrë si kam parë Learit ndonjë problem droge apo ndonjë shqetësim tjetër. Por Leari më fliste shpesh për mamin e tij pasi marrëdhënia e tij me mamin ishte shumë e fortë”, tha Silvi.

Si e mësove vdekjen e Learit?

E mësova në lajme. Më thanë “e ke parë vëllain?” Pastaj fola me shokët e Learit dhe më thanë ka vdekur. Fola më pas me Mirën (e ëma e Learit) dhe familjen.

Kush ka qenë komunikimi yt i fundit përpara 19 tetorit?

Para një jave.

Çfarë keni diskutuar?

Kishim diskutuar për fëmijët, për punën. Bëmë një bisedë si çdo ditë. Folëm si po kalonim. Unë kam dy goca dhe ai është daja.

Si ka qenë marrëdhënia e tij me mbesat?

Shumë e mirë. Ne flisnim me kamera. Leari ishte shumë i dashur, ishte shumë i gëzuar për vajzat e mia. Fliste gjithmonë në kamera.

Edhe para një jave kur folët, kryefjalë e bisedës ishin mbesat?

Po, si gjithmonë.

Si ka qenë fëmijëria juaj?

Ne kemi një histori shumë të veçantë dhe shumë të komplikuar. Kam folur me Learin kur doli FB dhe Instagram. Isha 14-15 vjeç dhe Leari kishte shumë qejf të kishte afër familjen e tij. Ngaqë ishte i vetëm, kishte shumë dëshirë të fliste me mua. E mora vesh kur isha 14 vjeç. Më pas ishte një kohë e gjatë që nuk flisnim pasi isha në shkollë. Para disa muajsh kemi folur shumë, ditë për ditë. Mund të flisnim 2-3 orë në ditë.

Keni kujtime të bukura edhe pse jeni njohur shumë vonë me njeri-tjetrin?

Po, po shumë.

Si kanë qenë raportet e Learit me babain?

Më ka thënë që nuk kishte shumë raporte me të atin, por ishte babai i tij dhe e donte. Learin nuk e shikonte ditë për ditë. Leari jetonte me Fatmirin. Babai nuk jeton më.

Flisnit shpesh me babain në lidhje me Learin?

Jo aq shumë. Ne nuk kemi jetuar me babin. Kam jetuar kur isha shumë e vogël dhe nuk e mbaj mend.

Cfarë ndodhi me babain tuaj?

Nuk e di. Familja ime më ka thënë që babi jot ka vdekur. Unë e kam lexuar në një gazetë që e kishte vrarë dikush. Nuk mund t’u them shumë gjëra për babin.

Ke folur me Learin për vdekjen e babait?

Po, por as ai nuk e dinte.

Çfarë të thanë shokët e Learit?

Më thanë që Leari ka humbur jetën.

Kur flisnit gjatë, çfarë shqetësimesh kishte Leari? Punonte?

Leari ishte shumë i zgjuar, lexonte shumë libra. Kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte në Francë.

Keni dijeni që kishte një problem ligjor?

Jo nuk kemi folur. Më tha që i kishte ofruar dikush punë në ndërtim jashtë Shqipërisë.

Ka qenë përdorues i lëndëve narkotike?

Unë nuk jetoja me Learin, e shihja vetëm në kamera. Nuk e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe siç janë njerëzit që marrin narkotikë.

Sa kohë ka që ka ndërruar jetë babai juaj?

Unë isha 16 vjeç, tani jam 27.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb