Klevis Balliu, deputeti i Partisë Demokratike replikoi fort sot gjatë mbledhjes së komisionit të ligjeve me kreun e këtij komisioni Ulsi Manja. Ndërsa Manja bënte thirrje për qetësi, Balliu ka vijuar me pyetjet.

Ai u revoltua keq në momentin që Manja nuk i dha fjalën, madje kërkoi që kolegët të mos i përmendin babain dhe të mos e lidhin aktivitetin e tij politik me botuesin e gazetës “55”.

“BalkanWeb” zbardh të plotë debatin live në Komisionin e ligjeve

Manja: Qetësi

Balliu: Drogën e keni kthyer në sistem.

Manja: Ke tre ditë që këndon në Komisionin e Ligjeve si bilbil.

Balliu: Po më bilbil se ty s’ka, unë po bëj pyetje.

Manja: Po ty s’të ka thënë ndonjëherë njeri në jetë puna mbare, po bën pyetje ti..

Balliu: Pse jeni kthyer në memecë të gjithë, pse nuk i pergjigjeni pyetjes. Këtu duhet të jepni përgjigje e llogari.

Manja: Vazhdoni se e keni mirë kështu. Kush është dakorë me nenin 1.

Balliu: Të kanë dhënë urdhër të mos flasësh?

Balliu: A ju duket normale që vëllai i ministrit e ka vëllain të dënuar për drogë?

Manja: Ju keni në krye të opozitës një person që akuzohet për vjedhje në rrugën Durrës-Kukës…

Balliu: Gjithë ky burrë këtu nuk jep dot një përgjigje.

Manja: Po më shurdhove mor burrë. E kanë marr vesh qytetarët që je deputet.

Balliu: Ti i ke nxirë jetën shqiptarëve, u shurdhove ti.

Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhëne analisti Fahri Balliu.

Balliu: Po ikni ju të të gjithë se po vjen baba im këtu pra. Po muhabet është ky E shikoni ku keni arritur të përmendni emra familjarësh. Po t’i përmend unë emrat e familjarëve këtu. O zotëri ç’është ky komision, kush e drejton këtë komision?

(Balliu i bie tavolinës)

Balliu: Jeni bere palaço. Pa folur unë këtu s’flet njeri.

Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.

Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: