Ish-presidenti Donald Trump dhe ndihmësi i tij Walt Nauta po përballen me akuzën e komplotit për të penguar drejtësinë, referuar aktakuzës federale të bërë publike vetëm më parë.

“Qëllimi i komplotit ishte që Trump të mbante dokumente të klasifikuara që ka marrë me vete nga Shtëpia e Bardhë dhe t’i fshihte ato nga një juri e madhe federale”, thuhet në aktakuzë.

Në rast se arrihet të vërtetohet se ish presidenti Trump ose ndihmësit e tij lëvizën kutitë me dokumente me qëllimin për të penguar hetimin që prokurorët të mos gjenin të dhënat, kjo do të bëhet që ish kreu i Shtëpisë së Bardhë të përballet me akuza për pengim të drejtësisë.

Një tjetër akuzë me të cilët përballet ish-presidenti Trump, është fakti se dyshohet se u ka treguar dokumentet e klasifikuara në dy raste personave të tretë.

Një nga ato raste ishte një takim i vitit 2021 në Bedminster, Nju Xhersi, kur Trump tregoi dhe përshkroi një “plan sulmi” që tha se ishte përgatitur nga Departamenti i Mbrojtjes, një takim që CNN ka raportuar më parë se ishte regjistruar në një regjistrim audio.

“Trump tha gjithashtu se një informacion të tillë mund ta kishte deklasifikuar kur ishte president por se tani nuk mundej”, thuhet në aktakuzë.

Trump gjithashtu i tregoi dokumente në Bedminster në gusht ose shtator 2021 një përfaqësuesi të komitetit të tij të veprimit politik., ku përfshiheshin një hartë e klasifikuar në lidhje me një operacion ushtarak.

“Dokumentet e klasifikuara që ish-Presidenti Donald Trump ruante në kuti në Mar-a-Lago përfshinin informacion në lidhje me aftësitë e mbrojtjes dhe armëve të SHBA-së dhe vendeve të huaja, duke përfshirë programet bërthamore të SHBA-së”, thuhet në aktakuzë.

Aty theksohet se dokumentet përmbanin informacion në lidhje me pikat e dobëta të SHBA dhe aleatëve të saj në rast të një sulmi ushtarak, si dhe plane në lidhje me mundësinë e një sulmi të mundshëm hakmarrës në rast se krijohej nevoja për një të tillë.

“Dokumentet e klasifikuara që Trump ruante në kutitë e tij përfshinin informacion në lidhje me aftësitë e mbrojtjes dhe armëve të Shteteve të Bashkuara e vendeve të huaja; programet bërthamore të Shteteve të Bashkuara; dobësitë e mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj ndaj sulmeve ushtarake; dhe planet për hakmarrje të mundshme në përgjigje të një sulmi të huaj”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, Trump mbante dokumente nga disa degë të inteligjencës të qeverisë amerikane, duke përfshirë CIA, Departamentin e Mbrojtjes, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Departamentin e Energjisë dhe Departamentin e Shtetit.

Në aktakuzën federale të zbardhur të premten, ish-presidenti Donald Trump përballet me gjithsej 37 akuza, duke përfshirë 31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare në pronën e tij. Ai rrezikon deri në 20 vite burg.

Përveç ruajtjes me dashje të akuzave për informacionin e mbrojtjes kombëtare, ish-presidenti akuzohet për nga një akuzë për komplot për të penguar drejtësinë, mbajtjen e një dokumenti ose regjistrimi, etj.

Sa i përket ndihmësit të ish-presidentit Donald Trump, Walt Nauta, ai i gjeti dokumentet e klasifikuara në dhjetor 2021 që ishin derdhur nga kutitë në dyshemenë e dhomës së magazinimit në Mar-a-Lago.

Ai i dërgoi një mesazh një punonjësi tjetër të Trump: “Unë hapa derën dhe gjeta këtë”, duke përfshirë dy fotografi të dokumenteve . Së paku një nga fotografitë, e paraqitur në aktakuzë, kishte informacion të klasifikuar në të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: