Përfshihen nga flakët 12 apartamente në afërsi të kishës së qytetit të Pogradecit.

Nga flaket janë shkrumbuar plotësisht dy kate, një prej të cilëve ishte ndërtuar vitet e fundit, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht jo dëme në njerëz.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se fillimisht flakët kanë përfshirë njërin nga apartamentet e këtij pallati, e më pas është shpërndarë edhe te hyrjet e tjera, duke krijuar panik tek banorët e pallatit. Ka qenë si fillim policia, ajo që ka bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe më pas shërbimi zjarrfikës.

Pas njoftimit nga banorët, policia dhe mjetet zjarrfikëse, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por duket se mjetet e pakta të këtij shërbimi e kanë pasur të vështirë për të izoluar flakët dhe për këtë arsye janë thirrur mjete të tjera zjarrfikëse nga qytete si Prrenjasi, Maliqi dhe Korça.

Banoret të pashpresë dhe në gjendje ankthi tregojnë përpara kamerave se si e kuptuan që pallati i tyre po digjej. Ata ndër të tjera tregojnë se u janë djegur gjëra me vlerë.

Paskalino Ziko, nënkryetar i Bashkisë Pogradec ka pohuar se ende nuk ka një bilanc të dëmeve, ndërsa për banorët ai ka bërë të ditur se bashkia do t’u mundësojë strehim.

Nga zjarri ngelën në qiell të hapur 6 familje, ndërsa u dëmtua lehtë 1 prej punonjësve të shërbimit zjarrfikës, në tentativë për të shuar flakët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb