Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez është përfolur shumë për një kalim te Chelsea. Transferimi nuk do të kryhet këtë merkato dimri, të paktën sipas asaj që thotë trajneri i Benficës, Roger Schmidt.

“Kam besim, kur shoh Enzon shikoj një lojtar që është shumë i lumtur që është te Benfica, në formë të shkëlqyer. Ai nuk mendon për asgjë tjetër. Nuk pres të humbas asnjë titullar në këtë merkato dimërore” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: