Erzeni ka marrë një fitore me vlerë ndaj Laçit, me shifrat 1-0. Pas këtij triumfi, ka folur trajneri i ekipit nga Shijaku, Xhevahir Kapllani.

“Vinim pas një ecurie pozitive të katër ndeshjeve të para. I kisha thënë që sot ishte ndeshje e vështirë. Mendoja se euforia mund të bënte të veten. Djemtë më kuptuan dhe morën fitoren e merituar. Ky ekip është ndërtuar vonë. Do të shohim javë pas jave. Çdo ndeshje për ne është finale. Në çdo sfidë do të futemi për rezultat pozitiv.

Plani B për disavantazhin? Atëherë ta ndaj ndeshjen në dy pjesë. Në pjesën e parë, ishte e barabartë. Vuajtëm pak. Ia dhuruam disa topa ne, në pjesën e dytë bëmë më mirë. Krijuam raste, krijuam presion. Deri në minutën e fundit kemi luajtur për të fituar. Kemi qenë në ekuilibër taktik për të mos krijuar zhbalancime.

Pauza prej Kombëtares? Kisha folur edhe me djemtë, kjo ndalesë do të na bënte mirë nëse do të dilnim me rezultat pozitiv. Kemi gjëra për të rikuperuar. Do të na shërbejnë shumë këto 12 ditë për rikuperimin e disa lojtarëve.

Goditësat e penalltive? Ne kishim ndarë që para ndeshjes që Krasniqi do të ishte gjuajtës i penalltisë. Ai si një lider diskutoi dhe ia la shokut të skuadrës.

Ftesë nga Kombëtarja? U ndjeva shumë mirë që Reja ishte në stadium duke parë ndeshjen tonë. Është një emocion nga ana teknike. Mendoj që skuadra ka elementë por është herët për të përcaktuar individët për kuqezinjtë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: