Ndeshja mes Marseille dhe Sporting nuk do të luhet në orën 18.45. Takimi i grupeve të Champions League do të fillojë në orën 19.00, pasi ekipi mysafir nga Lisbona ka vonuar për mbërritjen në Velodrome.

Asgjë për t’u shqetësuar për asnjërën prej skuadrave, me ndeshjen që do të luhet rregullisht. Portugezët kanë bërë një nisje të mirë të këtij edicioni në Champions League, pasi e shikojnë veten në vendin e parë me 6 pikë. Marseille është e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: