• TIRANË-Pas propozimit të bazës së PS-së si kandidate për Bashkinë e Tiranës ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaron për News24 se nuk do te kandidoje per kreun e kesaj bashkie dhe se po vazhdon punën si ministre. Nikolla shton se është votuar për të realizuar detyrat e kësaj qeverie dhe se është e angazhuar të vazhdojë me mbajtjen e premtimeve. “Na kanë votuar për detyrat e kësaj qeverie dhe jemi të angazhuar me mbajtjen e premtimeve. Unë si ministre e Arsimit po vijoj punën.”- është shprehur Nikolla.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: