ITALI – Dëshira për t’u hakmarrë e një 34-vjeçari shqiptar i cili u shkarkua nga punëdhënësi i tij, dëmtoi një kompani të tërë ndërtimi, e cila pothuajse brenda natën e gjeti veten pas asnjë mjet pune për të vazhduar ndërtesën në rrugën “Somali” në kryeqytetin e Italisë.

Pas ankesës së menaxherit të kompanisë ndërtimore, ishin agjentët e Komisariatit Vescovio, të drejtuar nga Andrea Sarnari, për të marrë përgjegjësinë e hetimit. Hetuesit u nisën nga deklaratat e një dëshmitari që natën e grabitjes tha se para se të kthehej në shtëpi kishte vënë re një furgon të bardhë të parkuar jashtë ndërtesës.

Pas imazheve të përpunuara nga kamerat e survejimit, autoritetet italiane arritën të identifikojnë shqiptarin me inicialet A.N. Ai akuzohet për veprën penale të vjedhjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb