Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend, foli për punësimet në administratën publike.

Korreshi solli shembullin e një të afërmit të tij, cili ishte pushuar nga puna vetëm për faktin se ishte mik i tij.

Vendimi për ta rikthyer në punë tha Korreshi, erdhi pasi ai kishte ndërruar jetë.

“Numri i vendimeve që kanë ankimuar një vendim të DAP-it është 412, 85% e tyre kanë fituar gjyqet. Kosto e jashtëzakonshme për shtetin, po ku doni t’ia dini ju. Ju i hoqët se donit t’i hapnit vend ca votave të PS-së. Nuk mund t’i lëmë ata të PD-së. Më e keqja është se nuk i ekzekutoni vendimet për rikthimet në punë. Mbas 23 vitesh ka ikur një rast në Lushnje nga Bashkia, e keni larguar ju. Erdhi vendimi për rikthimin në punë. Po, por pasi kishte vdekur. Pse? Sepse kishte lidhje gjaku me mua. Ja kjo ka ndodhur në Lushnje. Kjo është dramë shqiptare. Vendimi për rikthimin në punë vjen pasi vdes. Nëse bëni raport, mos hajdeni në parlament pa ditur realitetin. Të gjithë e dimë realitetin, po askush prej jush nuk ka guximin ta shkruaj në raport. Kjo ndodh në terren. Hajde shikoni çfarë po ndodh tani sipas oreksit kush është në krye të tavolinës, ashtu ndërrohen dhe pjatat”, tha Korreshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: