ITALI

Modelja italiane, Maria Bove kohët e fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale dhe faqet rozë.

Kjo pasi u përfol për një lidhje dashurie me këngëtarin Robert Berisha, pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram. Të shumta kanë qenë pyetjet rreth artistit shqiptar, pasi videoja e tyre u bë virale gjithandej.

“A jeni me Robert Berishën apo ishte vetëm një shaka?”, ka qenë një pyetje drejtuar modeles së famshme.

“Isha e sigurt se kjo do të ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi së bashku”, është përgjigja e Bove. Roberti nga ana tjetër vazhdon të jetë beqar, që pas ndarjes nga bashkëshortja Nora Istrefi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: