TIRANE

Besnik Çinari ka rreth 40 vjet që me humorin dhe batutat e tij ka bërë të qeshin të gjithë shqiptarët. I ftuar në “Pushime on Top”, aktori i njohur ka rrëfyer për momentet më pikante të karrierës së tij.

I pyetur nga gazetarja nëse e ndjek humorin sot në Shqipëri Çinari u tregua kategorik duke u përgjigjur me ‘Jo’.

‘Sot? Jo…Të kujt? Dy gjëra janë të vështira forma dhe përmbajtja. Unë s’kam qeshur kurrë në skenë, ç’kuptim ka ti del të bësh të tjerët për të qeshur dhe jo të qeshësh vet. Të kap gazi një moment, po jo gjithmonë”, përfundoi Çinari.

Ai ka treguar edhe pë rrogat e ulëta që ka pasur si aktor, por fitorja më e madhe për një artist është të arrijë pensionin duke e dashur populli.

“Ne kemi patur rroga shumë të vogla, qesharake, na kanë masakruar për sai përket pagesave por fitorja më e madhe për një artist është me kap pensionin duke të dashur populli”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: