Filoreta Raçi, e cila njihet nga të gjithë si Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura dhe të suksesshme për momentin në vendin tonë dhe në Kosovë. E ftuar në një emision, Fifi është detyruar t’i përgjigjet një pyetjeje paska të sikletshme: “Sa kohë ka Fifi pa bërë seks?’’.

Fifi fillimisht ka mbetur e habitur nga pyetja dhe më pas ka tentuar të shtrihet në tokë nga sikleti.

Fifi fillimisht ka ngelur e habitur nga pyetja dhe më pas ka tentuar të shtrihet në tokë nga sikleti. Kujtojmë këtu se Fifi njihet si një prej këngëtareve që shpesh herë flet mjaft hapur dhe pa dorashka.

Disa kohë më parë ajo tha se udhëton me autobus dhe s’ka përse të jetojë si një divë e shtirur dhe se në fund të ditës, ajo mbetet Filloreta Raçi.

Më tej në postimin e saj në rrjetet sociale ajo shkroi:

“Nuk kam pasur kurrë turp të jetoj jetën time. Udhëtoj shumë, sepse familja ime ndodhet në Prishtinë dhe po, udhëtoj me autobus. Mund të më pyesni se përse jetoj si një njeri normal, por sinqerisht unë jam një njeri normal. Zoti më bekoi me zërin tim, por kjo gjë nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq, por nuk dua të bëhem e paprekshme dhe të veproj si një Diva e shtirur apo diçka e tillë. Askush në vendin tonë nuk mund të jetë apo jo? Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi, e bija e Avni dhe Nurie Raçit.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb