Gjykata braziliane ka dënuar me 50 vite burg një ish deputete e cila bindi fëmijët të vrisnin bashkëshortin e saj, një pastor.

61-vjeçarja Flordelís dos Santos dhe burri i saj Anderson do Carmo kishin fituar famë në Brazil për birësimin e fëmijëve nga lagjet e varfra të Rio de Zhaneiros, me 55 fëmijë të birësuar.

Një prej fëmijëve biologjikë të tyre u dënua me 31 vjet burg, ndërsa një vëlla i saj u dënua vitin e kaluar me 33 vite.

Rasti ka tronditur Brazilin që nga 16 qershori 2019, kur Do Carmo u gjet i vdekur herët në mëngjes jashtë shtëpisë së çiftit në Rio de Zhaneiro. Ish-deputetja dos Santos pretendoi në atë kohë se grabitës të armatosur me motoçikleta i kishin ndjekur dhe sulmuan të shoqin.

Por hetimet e policisë më vonë implikuan dos Santos në vrasjen e burrit të saj në bashkëpunim me disa nga fëmijët e tyre.

Prokurorët brazilianë e akuzuan atë për orkestrimin e vrasjes duke bindur disa prej fëmijëve të saj të merrnin pjesë në krim dhe duke u përpjekur më pas ta paraqiste si një grabitje të armatosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb