TIRANE

Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare. Këngëtarja nxjerr herë pas here këngë të reja, të cilat kthehen në hite dhe dëgjohen e pëlqehen nga të gjithë. Por këngëtarja shqiptare shpesh komentohet apo ngacmohet për peshën e saj trupore.

Në fakt, vetë Fifi këtë pjesë nuk e ka pasur asnjëherë kompleks. Në çdo dalje të saj në intervista apo studio televizive, ajo e thotë gjithmonë se nuk e ka aspak problem peshën e saj.

Këtë herë, Fifi ka qenë e drejtëpërdrejtë me deklaratën e saj, në të cilën përveç argumentave specifik për peshën dhe faktin se si ndihet, Fifi ka bërë një thirrje të hapur kundër bullizmit, fenomenit shqetësues që prek shumë individë në Shqipëri e botë. Në një video të fundit të postuar në Instagram, ku ajo shfaqet duke kënduar “Beautiful” të Flori Mumajesit, këngëtarja e njohur ndërkohë u jep një përgjigje direkte të gjithëve atyre që e quajnë të trashë, të shëndoshë, etj.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë”, shkruan ajo.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb