TIRANE- Deputeti Socialist, Erjon Braçe i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Braçe thekson se në reagimet e tij pas raportit të UEFA-s për trukimet e ndeshjeve ka shprehur opinionin e tij.

Por në përgjigje të akuzave të bëra nga Duka, Braçe thotë se “Kulturën e këtyre tregtarëve arrogant që dinë gjithçka, kanë gjithçka, pronësojnë gjithçka, urdhërojnë këdo, nënshtrojnë cilindo, e neveris!”

Ndërsa sa i takon qëndrimin të tij në politikë, Braçe thotë se ai shpreh vetëm mendimin e tij dhe të vërtetën, pa bërë kompromis me askënd.

“Armand, mua në 20 vite në politikë nuk më njeh kush për palaço apo kloun. Pyet tët vëlla për këtë se të tregon.
Kam patur mendjen dhe bindjen time, mbi to kam folur pa pyetur hiç se sa para ka patur në lojë e sa para ke patur agai në lojë.
Jo! Kam thënë gjithnjë atë që mendoj, pa u ndikuar nga ndokush.
Mbi të gjitha kam thënë fort të vërtetën!
Nuk kam bërë kurrë kompromis me kënd për të, me kosto personale natyrisht.
Ky quhet karakter dhe dinjitet.
Klouni dhe palaçoja shesin e blejnë dhe këtë ta shesin për ndershmëri!!”, shkruan Braçe.

REAGIMI I PLOTE
Kam shkruar shpesh për rrugaçërinë në stadiume, në fushë, por edhe në shkallët e tyre.
Tani jam i qartë nga buron;
LEXONI INTERVISTEN E ARMANDO DUKES DHE KUPTONI QE CDO SHARJE, FYERJE, MADJE DHE DHUNA NE FUTBOLL, BURON EGZAKT NGA AI, PRESIDENTI I FEDERATES SHQIPTARE TE FUTBOLLIT!
Dite më parë, pas publikimit nga UEFA të një raporti mbi dyshimet për trukimin e ndeshjeve në Champions League, në Europa League, në Superlige, kam shkruar statusin që po bashkëngjis këtu.
Lexojeni, as kam sharë, as kam fyer, as kam baltosur kënd, këtë again jo e jo. As që e shoh ndaj as që i jam referuar kund.

Ka dhe një arsye tjetër, mendoj që për gjithçka përshkruhet në raportin e UEFA-s, faji është i institucioneve dhe Federata Shqiptare e Futbollit është vetëm njëra ndër to.
Gjithçka kam thënë, as që ka lidhje me të qenit deputet, politikan domethënë.
Unë në stadium nuk shkoj si i tille.

Unë ne stadium kam shkuar para se ky agai të bëhet President i këtij institucioni, kam shkuar prej tim eti, jo prej ndonjë politikani.
Ndaj, për të shkuar në stadium, as që më shkon në mendje ti marr leje këtij apo kujtdo tjetër.
Ashtu siç për të refuzuar të bëhem pjesë e ndeshjeve të rreme, nuk do i marr leje kurrë këtij apo kujtdo tjetër.

Një gjë dua të them;
Kulturën e këtyre tregtarëve arrogant që dinë gjithçka, kanë gjithçka, pronësojnë gjithçka, urdhërojnë këdo, nënshtrojnë cilindo, e neveris!
Topi në këtë vend nuk është i këtij, fushat dhe stadiumet gjithashtu nuk janë prona e këtij,
ekipet e futbollit as që kane lidhje me të dhe nuk duhet kurrë të kenë lidhje me të, gjithnjë nëse ka një garë.

Tani një gjë personale;
Armand, mua në 20 vite në politikë nuk më njeh kush për palaço apo kloun. Pyet tët vëlla për këtë se të tregon.
Kam patur mendjen dhe bindjen time, mbi to kam folur pa pyetur hiç se sa para ka patur në lojë e sa para ke patur agai në lojë.

Jo! Kam thënë gjithnjë atë që mendoj, pa u ndikuar nga ndokush.
Mbi të gjitha kam thënë fort të vërtetën!

Nuk kam bërë kurrë kompromis me kënd për të, me kosto personale natyrisht.
Ky quhet karakter dhe dinjitet.
Klouni dhe palaçoja shesin e blejnë dhe këtë ta shesin për ndershmëri!!
Unë këtë nuk do e bej kurrë!!

Ndaj jam këtu ku jam, i zgjedhur-kupton, i zgjedhur, i votuar nga mijëra njerëz të ndershëm, të cilëve ju jam pafund mirënjohës për besimin.
Pa para Armand, thjesht me punë, nder, dinjitet dhe pa kompromis për të vërtetën.
Kot ta përmend këtë të fundit, ti s’ke lidhje me të.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: