Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi djet se Presidenti i Republikës Ilir Meta po ndan dekorata për vota si dhe e quajti atë  “gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ish-deputetit të LSI-së Luan Rama, ku u shpreh se kjo është një ligësi dhe pafytyrësi.

Në një status në Facebook, ai tha se është ligësi dhe pafytyrësi t’i konsiderosh të rënët për lirinë e Shqipërisë “ushtri e të vdekurve”, e për shkak të nderimit shtetëror ndaj tyre, ta quash Presidentin e Republikës “gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Statusi i plotë:

LIGËSI DHE PAFYTYRËSI
Ligësi dhe pafytyrësi t’i konsiderosh të rënët për lirinë e Shqipërisë “ushtri e të vdekurve”, e për shkak të nderimit shtetëror ndaj tyre, ta quash Presidentin e Republikës “gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Të tilla deklarata i bëjnë vetëm frymorët kokëboshë e të marrë.
Ata që iu falën Shqipërisë me gjakun dhe jetën e tyre, meritojnë nderim dhe mirënjohje të përjetshme.
Sado t’i nderojmë e sado të shprehim mirënjohje ndaj tyre, gjithmonë do të jemi borxhlinj si popull e si komb përballë veprës sublime të dëshmorëve të atdheut dhe emrit të ndritur që ata kanë në historinë e kombit.
Qëndrimi ndaj të rënëve për Shqipërinë, është vija ndarëse mes patriotizmit si shprehje e vetëdijes shqiptare dhe kurvërimit politik, si qasje apo si qëndrim publik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb