Zana Avdiu, aktivistja e njohur nga Kosova, kishte një këndvështrimin ndryshe në lidhje me gjestin e bërë nga Granit Xhaka gjatë ndeshjes kundër Serbisë, duke e konsideruar si një veprim të turpshëm, deklaratë kjo e cila solli edhe reagimin e babit të tij Ragip Xhaka:
“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj.

Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kur mirret me një fjalë rrugaç, t’i vijë turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria.

I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç.

Po më vjen keq që një femër me shkrujt ate fjalë. Më së pari të ma tregojë fjalën rrugaç.

Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë.

Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik, as shovinist, as asgjë.

Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkënd, as me sha kërkënd. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë.

Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: