LEZHE– Një e re nga Lezha ka denoncuar vëllain e saj për dhunë psikologjike ndaj saj. N.D 24 vjeç denoncon vëllain e saj B.D, 28 vjeç të dy banues në Lezhë.

Policia ka nisur hetimet për dhunë në familje dhe është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj 24-vjeçares.

“Sot u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.D, vjeç 24, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se vëllai B.D, vjeç 28, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: