Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ishin në Prishtinë këtë javë. Ata takuam Arlinën, 22 vjeç. E reja ka një emergjencë për ndërhyrje kirurgjikale pasi vuan nga skolioza. Kjo është historia dhe thirrja e saj për ndihmë.

“Kam shumë dhimbje veç shpirtin të jap, Unë jam Arilena jam 22 vjeç vuaj nga skolioza prej 7 vitesh, ata që e kanë përjetuar e dinë, është e rëndë, më dhëmb dora qafa dhe kam probleme me frymëmarrjen jam në vështirësi. Në Zvicër u opera 12 orë, babi im mendoi se kisha vdekur. Jeta ime ka ndaluar nuk e kam vijuar dot universitetin, jetë shumë e vështirë. Prindërit janë krahët e mi, janë shpirti im janë gjithçka, kanë sakrifikuar shumë, nuk dua të mërziten, vdes për ta . Më e vështirë është për ata të më shikojnë mua kështu, dua që mërzinë ta mbaj vetëm unë, nuk i përballoj dot lotët e tyre. Çdo ditë është e dhimbshme është e vështirë, çdo ditë unë përkeqësohem, kur nuk merr dot frymë nuk ka jetë”, thotë Arlina.

Arlina dhe e ëma e saj kërkon ndihmën e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” mes lotësh dhe dhimbjesh tregon se i duhen 35 mije euro për t’u shëruar. “Ne nuk kemi mundësi me rrogat në Kosovë, është e pamundur të arrijmë çmimin e operacionit 35.000, nëse nuk mblidhen nuk e di çfarë të them, ju lus që të na ndihmoni” thotë e ëma e 22-vjeçares.

“Nuk më besohet që jam në kontakt me ju, shpresa vdes e fundit, mora numrin e Fatmës dhe atje shkruajta, mu ngjall shpresa, ajo më gëzoi shumë, shpresa ime e vetme është kjo. Bota ka nevojë për njerëz si Elvis Naçi faleminderit që ekziston, kam nevojë për ju, dua të bëhem edhe unë sit ë tjerët është ëndrra imë”, i thotë Arlina gazetarit të emisionit, Ferit Lika
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb