Një video tronditëse është publikuar nga autoritetet e SHBA, ku protagonistë është një 18-vjeçar dhe e dashura e tij 16 vjeç.

Dyshja, dyshohet se kanë vrarë babain e vajzës disa ditë më parë. Sakaq, në videon e publikuar nga autoritetet shfaqen dy adoleshentët, Aron Guerrero dhe Sierra Halseth, duke buzëqeshur e ‘krenuar’ për vrasjet e kryera.

“Mirësevini në kanalin tonë në YouTube, është dita e tretë që kur kemi vrarë dikë”, dëgjohet të thotë 18-vjeçari në fillim të videos tronditëse, ndërsa ai dhe e dashura e tij tregojnë tre gishta.

“Mos e thuaj këtë para kamerës” shprehet Halseth”
Ia vlente ” shton ai dhe e ledhaton atë me butësi, para se të dy të shpërthenin në të qeshura.

Në video, dy adoleshentët shihen të shtrirë në krevat.

Në një moment, i riu bën shaka sikur po e mbyt vajzën, pastaj vijnë edhe më shumë të qeshura dhe ledhatime.

Skena është e tmerrshme nëse dikush mendon se këta dy fëmijë të vegjël dyshohet se kanë kryer disa ditë para vrasjes së babait të vajzës, i cili ishte kundër lidhjes së tyre.

Sipas Daily Mail , policia arrestoi adoleshentët në Salt Lake , Utah , gjashtë ditë pasi trupi i djegur i Daniel Halchet u gjet në rrënojat e shtëpisë së tij.

Policia beson se të dashuruarit adoleshentë vunë flakën për të fshirë gjurmët e tyre pas vrasjes, pasi më parë ishin përpjekur të copëtonin trupin e 45-vjeçarit me një sharrë elektrike me zinxhir dhe një sharrë rrethore.

Nuk është e qartë nëse dy fëmijët e vegjël e kanë ngarkuar ndonjëherë videon në mediat sociale ose nëse ajo thjesht është gjetur në celularët e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: