Një avion është rrëzuar në një lagje të qytetit Bursa në Turqi. Si pasojë e aksidentit, raportohet se kanë mbetur të plagosur 2 pilotët që po drejtonin mjetin fluturues.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu, edhe pse avioni ra në një zonë të populluar nuk pati viktima në terren.

Pavarësisht kësaj, ka pasur dëme materiale. Nga raportimet e deritanishme janë shkatërruar dy shtëpi dhe dy automjete.

Sipas rrjetit televiziv NTV avioni u rrëzua pranë aeroportit Gunouseli, pak pas ngritjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: