Një ngjarje e rëndë është shënuar në Iran.

Sipas BBC, një anëtare e lartë e stafit në ambasadën zvicerane në Teheran, ka ndërruar jetë pasi ra nga ndërtesa shumë katëshe ku jetonte. Një zëdhënës i urgjencës tha se gruaja 51-vjeçare ishte sekretare e parë në ambasadë, megjithatë nuk e bëri të ditur emrin e saj.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Ministria e Jashtme zvicerane, e cila konfirmoi se punonjësja e tyre ka ndërruar jetë në një incident.

“Departamenti Federal i Punëve të Jashtme dhe kryetari i tij Këshilltari Federal, Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella drejt familjes”, tha një zëdhënës.

Ministria shtoi ndër të tjera, se orët e fundit është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të ndjerës dhe autoritetet iraniane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb