LUSHNJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Lushnjës.

Gazetari Julian Kasapi, raporton për “BalkanWeb”, se një 17-vjeçare nga fshati Thasanaj, teksa ka qenë duke vjelur fiqtë, ka rënë nga pema dhe është dëmtuar rëndë.

Fillimisht ajo është dërguar nga familjarët në spitalin e Rrogozhinës, e nga atje, është nisur me urgjencë për në spitalin e Durrësit, për mjekim më të specializuar. Por fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, e reja, nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra duke humbur kështu jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe versionit zyrtar të vdekjes së 17-vjeçarët, ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb