Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kampin e refugjatëve në Thiva, ku një ndërtesë e një fabrike të vjetër është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka ndërruar jetë një djalë i mitur. Në këtë godinë ishte vendosur përkohësisht një familje refugjatësh.

Nga ndërtesa është nxjerrë i vdekur nga vetë refugjatët një djalë 7-vjeçar i një familje të madhe kurdësh, i cili nuk arriti t’i shpëtonte flakëve. Ndërkohë, tragjedia solli një debat të ashpër mes refugjatëve dhe ministrisë së Emigracionit, pasi të parët deklarojnë se megjithëse telefonuan menjëherë, duke lajmëruar greqisht dhe anglisht, zjarrfikësja erdhi me vonesë, pasi kishin shuar verë zjarrin.

Ndërkohë që ministria e Emigracionit thekson se punonjësit e zjarrfikëses, megjithëse u ndodhën nga momentet e para, nuk u lejuan të hyjnë në kamp nga refugjatët dhe arritën pas ndërhyrjes së policisë në vendin e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb