LEZHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku daja dhe nipi kanë humbur jetën pasi kanë rënë në pus. Tragjedia ndodhi në Torovicë. Nga të dhënat paraprake mësohet se daja dhe nipi, 35 dhe 21 vjeç, kanë qenë duke gërmuar në pus, kur kanë rënë në brendësi të tij.

Gazetari Pjetër Gjini raporton për “BalkanWeb” se ka dyshime që ata janë helmuar nga gazi.

Aktualisht në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësja dhe ambulanca, ndërsa u bë e mundur dhe xjerrjen e trupave të pajetë.

Nga ana tjetër banorët shprehen se zjarrfikësja u vonua 1 orë për të ardhur në vendin e ngjarjes. Pritet që të tjera detaje të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa ende nuk dihet ideniteti i tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb