Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA.

Në videon e bërë virale në rrejte sociale, shihet se si një burrë masakron me thikë një grua në mes të ditës, në një park të Nju Jorkut.

Policia thotë se viktima është rreth 36 vjeçe, ndërsa policia është vendosur në kërkim të sulmuesit. Motivet e këtij akti mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit janë duke vlerësuar nëse sulmuesi kishte njohje të mëparshme me viktimën.

Viktima është dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të shumta, megjithatë pas intervenimit kirurgjik gjendja shëndetësore iu përmirësua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb