Dani Alves është arrestuar në Barcelonë me akuzën për ngacmim seksual. Anësori brazilian, pjesë e Pumas në Meksikë, kishte fluturuar në Spanjë për të sqaruar pozitat e tij, por është ndalur nga policia.

Alves u denoncua nga një vajzë ku sipas të resë, Alves e ngacmoi gjatë një festë në një diskoteke në Barcelonë fundin e vitit të shkuar, ku Alves po festonte me pjesën tjetër të ekipit në një diskotekë në Barcelonë.

Dani Alves
Dani Alves

Në asnjë moment, braziliani nuk i pranoi akuzat, por tashmë e sheh veten në një pozitë të vështirë, i arrestuar dhe i akuzuar për ngacmim seksual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb