Dy persona të plagosur me armë zjarri janë paraqitur këtë mbrëmje në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Gazetari Juli Shota, raporton për “BalkanWeb”, se dy të plagosurit janë nga Fushë-Kruja e nuk dihen rrethanat apo vendi se ku janë lënduar.

Ndërkohë, inspektorë të krimeve pranë Komisaraitit të Krujës janë nisur në drejtim të spitalit ushtarak, ku pritet të marrin më shumë informacione rreth kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb